Aksident i rëndë në Kliçinë: Brahim Delijaj humbi jetën, varrimi nesër
Brahim Delijaj humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Kliçinë. Lamtumira e fundit për të do t’i jepet nesër.
Familja Delija ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet të mërkurën, më 19 gusht 2026, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Zajm.
Sipas informatave fillestare, në aksident u përfshinë disa automjete; Delijaj pësoi lëndime të rënda dhe, përkundër përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, nuk i mbijetoi plagëve të marra.