Foto: MIT: Sot nuk ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë

MIT: Sot nuk ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një njoftimi në Facebook njofton se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria thotë se do të vazhdojë të monitorojë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e vendimit.