Foto: Trump pezullon tarifat 50% ndaj Kanadasë dhe thotë se palët janë afër marrëveshjes

Trump pezullon tarifat 50% ndaj Kanadasë dhe thotë se palët janë afër marrëveshjes

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka pezulluar vendosjen e tarifave të reja prej 50% ndaj importimeve nga Kanadaja dhe se kjo masë është shtyrë për tre ditë, pasi sipas tij palët janë afër finalizimit të një marrëveshjeje tregtare.

Trump tha se shtyrja vlen për një periudhë treditore dhe se vendosja e tarifave ishte planifikuar të hynte në fuqi mëngjesin e ardhshëm, duke paralajmëruar ndryshimin më parë.

“Kam pezulluar tarifat prej 50% ndaj Kanadasë, të cilat ishte planifikuar të hynin në fuqi nesër në mëngjes, për një periudhë prej tri ditësh, bazuar në faktin se Kanadaja dhe SHBA-ja, në pritje të finalizimit të dokumenteve, kanë një MARRËVESHJE!”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Njoftimi erdhi më pak se dy orë para se tarifat të hynin në fuqi, dhe mbetet e paqartë nëse dokumentet do të finalizohen brenda periudhës së shtyrjes.