Foto: Bebe Rexha merr nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur

Bebe Rexha merr nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur

Bebe Rexha mori nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur për këngën “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless.

Ajo e bëri të ditur lajmin vetë përmes një postimi në Instagram, duke festuar nominimin si një arritje të veçantë gjatë periudhës kur po ndërton karrierën e pavarur.

Kjo nominim vlerëson prezencën e Rexhës në skenën ndërkombëtare dhe vjen në një moment kur ajo po shfaqet si artistja që vazhdon rrugëtimin e saj jashtë strukturave tradicionale të industrisë muzikore.