Foto: Rama sqaron planin për Ulpianën: fontana mbetet, parkingu shkon nën tokë

Rama sqaron planin për Ulpianën: fontana mbetet, parkingu shkon nën tokë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar planin e propozuar për rregullimin e hapësirës në lagjen Ulpiana, duke thënë se fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken.

Sipas sqarimit të Ramës, parkingu parashihet të ndërtohet nën tokë, në zonën e fontanës. Qëllimi i këtij propozimi është krijimi i më shumë vendeve për parkim.

Hapësirat ku aktualisht parkohen automjetet do t’u ktheheshin banorëve në formën e zonave të gjelbra dhe fushave sportive, sipas planit të prezantuar nga kryetari i Prishtinës.

Rama ka sqaruar gjithashtu se ndërtimi i një objekti akomodues do të shqyrtohej vetëm nëse paraqitet nevoja për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Sipas tij, konviktet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për akomodimin e të gjithë sportistëve dhe stafit shoqërues, ndërsa objekti nuk do të kishte destinim komercial.