Foto: Gjykata në Pejë pranon video ku shihet Kreshnik Mehmetaj me armë

Gjykata në Pejë pranon video ku shihet Kreshnik Mehmetaj me armë

Gjykata Themelore në Pejë pranoi si provë materiale një videoincizim në të cilin, sipas materialit të administruar, shihet Kreshnik Mehmetaj me armë, dhe rihapi shqyrtimin gjyqësor për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Në seancën e sotme u administruan disa prova të reja materiale, ndër ta një videoincizim ku Mehmetaj duket duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit. Avokatët dhe pala akuzuese morën njohuri të reja nga materialet e dorëzuara gjatë seancës.

Pas administrimit të provave, prokurorja deklaroi se Prokuroria e Shtetit respekton vendimin e gjykatës për rihapjen e shqyrtimit dhe mirëpret administrimin e çdo prove që mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Rihapja e gjykimit pas administrimit të këtij videoincizimi është zhvillim i drejtpërdrejtë në çështjen e Gllogjanit dhe do të ndikojë në vijimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes.