Apeli anulon aktgjykimin në Mitrovicë ndaj policit Fahredin Merovci, çështja kthehet në rigjykim
Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë ndaj zyrtarit policor Fahredin Merovci dhe e ktheu çështjen për rigjykim, pasi konstatoi shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës penale. Vendimi u mor pas ankesës së mbrojtjes, të përfaqësuar nga avokati Besnik Berisha.
Merovci ishte shpallur fajtor nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Mitrovicë me aktgjykimin e datës 12 shkurt 2026, dhe ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas vendimit të Apelit, në ankesë u ngritën shkelje esenciale të procedurës penale. Një nga çështjet kryesore që ndikoi në anulim ishte mënyra si ishte pranuar deklarimi i Merovcit për fajësinë, çka sipas Apelit kishte cenuar rregullat e procesit penal.
Me anulimin e aktgjykimit, çështja do të kthehet në rigjykim dhe vendimi i kaluar humbet efekte deri në shqyrtimin e ri. Mbrojtja kishte kërkuar anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e çështjes në rigjykim për shkak të shkeljeve procedurale të konstatuara.