Në Kaçanik i gjendet armë me 12 fishekë, 45-vjeçari shoqërohet
Sipas njoftimit të Policisë, mbrëmjen e së martës rreth orës 22:10, zyrtarët e Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor të Kaçanikut gjatë patrullimit vunë re një person që qëndronte në parkingun pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe dyshuan për sjelljen e tij.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, te i dyshuari i identifikuar si B.G., 45 vjeç, policët gjetën një pistoletë dhe një karikator me 12 fishekë.
I dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, prokurori i shtetit është njoftuar dhe me urdhër të tij është inicuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Arma është konfiskuar, ndërsa 45-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.