Foto: Shtatë raste spiunazhi në Kosovë, katër aktgjykime dënuese

Shtatë raste spiunazhi në Kosovë, katër aktgjykime dënuese

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, ka bërë të ditur në RTK se janë identifikuar shtatë raste të spiunazhit të lidhura me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA), ndërsa për këto çështje kanë dalë katër aktgjykime dënuese, dy prej të cilave janë të formës së prerë.

Dy aktgjykimet e formës së prerë, sipas Kodraliut, janë ndaj Aleksandër Vlajiqit dhe Bojan Jevtiqit, për të cilët thuhet se kanë pranuar fajësinë gjatë procedurave gjyqësore.

Ai tha se Prokuroria Speciale ka zhvilluar veprime hetimore gjatë dy viteve të fundit në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës, si pjesë e zbardhjes së këtyre rasteve.

Kodraliu theksoi se të dhënat që ka sjellë Prokuroria tregojnë lidhje të individëve të hetuar me strukturat e rekrutimit, ndërsa puna hetimore ka rezultuar në Dërgimin e aktakuzave dhe aktgjykime për disa persona.