Pesë të lënduar në aksident në Lubozhdë të Istogut
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, sonte rreth orës 20:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku si pasojë pesë persona pësuan lëndime trupore.
Autoritetet bëjnë të ditur se në ngjarje ishin të involvuara dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKMF-Istog për trajtim mjekësor.
Rastin po e hetojnë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa drejtuesit dhe faktorët e tjerë të ngjarjes nuk janë përmendur në njoftimin fillestar.