Policia sekuestron armë, municion e uniforme në veri, konferencë e jashtëzakonshme në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, sasi të konsiderueshme municioni dhe uniforme gjatë operacioneve të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës, dhe do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të jepen detaje.
Konferenca është caktuar për ora 16:00 në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë; aty pritet të ekspozohen provat e konfiskuara dhe të jepen shpjegime për veprimet e ndërmarra.
Sipas njoftimit të Policisë, në konferencë pritet gjithashtu të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile”, për të cilin janë zhvilluar veprime në disa lokacione të dyshuara, përfshirë Zubin Potok.