Me asistencë të Policisë nis shkyçja e konsumatorëve me borxhe në Mushtisht
KRU “Hidroregjioni Jugor”, me asistencë të Policisë së Kosovës, ka nisur sot shkyçjen e konsumatorëve me borxhe, një veprim që mund të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e Mushtishtit.
Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit zhvilluan aksion gjatë ditës në kuadër të Njësisë së Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht.
Kompania thotë se aksioni është pjesë e masave për rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe njofton se shkyçje të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha njësitë e saj.