Prizren: një muaj paraburgim për tre të pandehur, dyshohen për fajde
Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit dhe ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve, masë që vlen deri më 18 shtator, nën dyshimin për veprën penale të fajdesë dhe vepra të tjera.
Paraburgimi është caktuar ndaj F.S., i dyshuar për veprën penale “fajdeja”. B.S. dyshohet për “fajdeja” në bashkëkryerje me A.D., si dhe për “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “rrezikim të trafikut publik”. A.D. po ashtu dyshohet për veprën penale “fajdeja” në bashkëkryerje me B.S.
Sipas gjykatës, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës rezulton dyshimi i bazuar se B.S. dhe A.D., me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, çka ka shërbyer si bazë për kërkesën e Prokurorisë.
Gjykata pranoi kërkesën si masë paraprake, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore dhe hetimore vazhdojnë sipas fazës së çështjes.