Katër punëtorë të KEK vdiqën këtë vit: sindikata kërkon përgjegjësi
Sindikata e Re e KEK reagoi pas vdekjes së punëtorit Arbenit Ahmeti dhe bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2026 katër punëtorë të ndërmarrjes kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.
Sindikata publikoi emrat e punëtorëve që vdiqën në vendin e punës: Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti.
“”>Në reagim sindikata thotë se “pas secilit rast tragjik dëgjojmë reagime nga menaxhmenti, Bordi, ministria dhe institucionet e tjera”, dhe shton se pyetja e saj është e qartë: pse këto institucione reagojnë vetëm pasi ndodh tragjedia?
Sindikata vlerëson se problemi është mungesa e parandalimit: nuk po ndërtohet një sistem që identifikon dhe eliminon rreziqet në vendin e punës, thotë reagimi i publikuar.
Ajo kërkon masa parandaluese dhe llogaridhënie nga autoritetet për të parandaluar ngjarje të tjera të ngjashme, duke theksuar nevojën për kontroll më të fuqishëm të sigurisë në punë.