Foto: Arrestohet në Shtime 49-vjeçari i kërkuar për mashtrim, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestohet në Shtime 49-vjeçari i kërkuar për mashtrim, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një 49-vjeçar u arrestua pasditen e së enjtes më 20 gusht 2026 në Shtime dhe, pas verifikimeve, u konstatua se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv për veprën penale “Mashtrimi”. Pas procedurave, ai u dërgua të vuajë dënimin.

Sipas Policisë, rasti ndodhi rreth orës 17:20, kur Njësia e Trafikut Rajonal, gjatë patrullimit, ndaloi një automjet të tipit Opel Combo me targa vendore. Pas verifikimit të shoferit, 49 vjeç, u konstatuar se ai ishte i kërkuar me urdhërarrest aktiv.

I dyshuari u shoqërua në Stacionin Policor në Shtime për procedura të mëtejshme dhe, pasi u kompletuan dokumentacioni dhe procedurat policore, ai u dërgua për të vuajtur dënimin e shqiptuar.