Foto: Beshiktashi një hap larg Ligës së Evropës pas fitores 3:0

Beshiktashi një hap larg Ligës së Evropës pas fitores 3:0

Beshiktashi ka shënuar fitore të thellë 3:0 ndaj Kauno Zhalgirisit të enjten mbrëma në ndeshjen e parë të plejofit për kualifikim në Ligën e Evropës, duke bërë një hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit në fazën tjetër.

Skuadra turke e kontrolloi takimin: realizoi dy gola në pjesën e parë dhe vulosi fitoren me një tjetër në fraksionin e dytë. Milot Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të, ndërsa Lirim Kastrati luajti gjatë gjithë pjesës së dytë për Kauno Zhalgirisin.

Ndeshja e kthimit do të përcaktojë skuadrën që do të avancojë në fazën tjetër të Ligës së Evropës.