Foto: Gjyshja e Thaçit e ulur para televizorit; Endrit publikon foton me mesazhin 'Edhe pak, edhe pak'

Gjyshja e Thaçit e ulur para televizorit; Endrit publikon foton me mesazhin ‘Edhe pak, edhe pak’

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të gjyshes së tij, Hyre Thaçi, teksa e ndiqte në televizor intervistën e babait të tij nga Haga. Krahas imazhit ai ka shkruar një mesazh emocional, duke bërë të dukshme pritjen e familjes për zhvillimet e ardhshme.

Në fotografi, Hyre Thaçi shihet e ulur para televizorit duke ndjekur intervistën, ndërsa Endrit e shoqëron imazhin me fjalët: “Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj… Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”.

Më 16 shtator pritet të shpallet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, një datë që Endriti përmend në mesazhin e tij familjar.