Gjilan: Arrestohet Nemanja Trajkoviç, i gjendet çelësi i veturës së viktimës
Nemanja Trajkoviç, 47 vjeç, është arrestuar në Gjilan pas një denoncimi në të cilin një 36-vjeçare nga Leskovci pretendon se gjatë natës u sulmua fizikisht, u kanos dhe u mbajt kundër vullnetit të saj; çelësi i veturës së saj iu gjet të dyshuari.
Viktima paraqiti denoncimin në Policinë e Gjilanit më 20 gusht rreth orës 11:00, duke deklaruar se ngjarja kishte ndodhur gjatë natës në një apartament me qira në rrugën “Avdullah Tahiri”, ku sipas saj i dyshuari po qëndronte përkohësisht.
Sipas deklaratës së saj, Trajkoviç dyshohet se e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike, duke e detyruar të qëndronte në apartament kundër vullnetit. Pas denoncimit, 36-vjeçares i është ofruar trajtim mjekësor dhe ekzaminimi ka konstatuar lëndime.
Pas kallëzimit, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe tek ai është gjetur çelësi i veturës së viktimës. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga Policia e Gjilanit.