Familja e Mefail Shkodrës publikon pamje: pretendojnë se vila po sulmohet nga një çift bashkëshortor
Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka publikuar pamje nga një vilë në Makresh të Novobërdës dhe pretendon se objekti po sulmohet nga një çift bashkëshortor.
Janë bërë një vit e dhjetë ditë nga vrasja e trefishtë që tronditi Gjilanin më 10 gusht të vitit të kaluar, kur u vranë Selami dhe Edmron Hasani, babë e bir, si dhe Abedin Hoxha. Si të dyshuar kryesorë për rastin përmenden Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët vazhdojnë të jenë në arrati.
Familja Shkodra pretendon se vila është dëmtuar disa herë dhe akuzon një çift nga familja Bunjaku për dëmtimet; po ashtu thonë se ekziston një masë gjyqësore që ua ndalon afrimin pranë pronës. Lidhur me këto pretendime, deri më tani nuk është bërë publik ndonjë reagim nga të akuzuarit.