Foto: BE: moskonstituimi i Kuvendit pas 7 gushtit rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

BE: moskonstituimi i Kuvendit pas 7 gushtit rrezikon përfitimet nga Plani i Rritjes

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shpreh shqetësim që Kuvendi po mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht, duke paralajmëruar se vonesat rrezikojnë përfitimet e Kosovës nga Plani i Rritjes.

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Nikola Gaon, tha se “respektimi i Kushtetutës, jurisprudencës së detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë kërkon që procesi konstituiv të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme.”

Sipas njoftimit, vonesat në formimin e institucioneve mund të pengojnë reformat e rëndësishme dhe të kufizojnë aksesin e Kosovës në mundësitë e ofruara nga Bashkimi Evropian, përfshirë ato në kuadër të Planit të Rritjes.

Zyra e BE-së shpreh shqetësim se kriza institucionale në përshkallëzim rrit rrezikun që mundësitë e bashkimit të mbeten të pashfrytëzuara dhe të humbasin afatet për programe të planifikuara.

Zyra e BE-së kërkon që procesi konstituiv të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, duke theksuar nevojën për respektim të Kushtetutës, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese dhe standardeve të qeverisjes së mirë.