Foto: Tre të arrestuar në Vushtrri, policia: u vodhën 12,000€ dhe zinxhirë ari

Tre të arrestuar në Vushtrri, policia: u vodhën 12,000€ dhe zinxhirë ari

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vushtrri si të dyshuar për një vjedhje të rëndë që, sipas njoftimit, ka ndodhur në Leposaviq.

Sipas njoftimit dhe deklarimit të ankuesit, të dyshuarit dyshohet se vodhën 12,000 euro, 40,000 dinarë dhe dy zinxhirë ari.

Gjatë kontrollit, tek një nga të ndaluarit u gjet një fishek për pistoletë, ndërsa tek një tjetër janë gjetur 5,300 euro që policia dyshon se lidhen me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy prej personave janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. Rrethanat po hetohen nga policia.