Foto: Rangnick paralajmëron Austrinë: Kosova do të jetë më e vështirë se Izraeli

Rangnick paralajmëron Austrinë: Kosova do të jetë më e vështirë se Izraeli

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, e ka vlerësuar Kosovën si kundërshtar më të vështirë se Izraeli, duke paralajmëruar ekipin e tij për sfidën e radhës.

Austria e kishte mposhtur Izraelin 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Megjithatë, Rangnick ka thënë se përballja me Kosovën do të jetë më e vështirë.

Ai ka vlerësuar organizimin taktik të “Dardanëve”, duke i përshkruar si ekip kompakt dhe të disiplinuar. Sipas tij, Kosova i lë kundërshtarit vetëm pak hapësira dhe kërkon shumë nga ekipi përballë saj.