Foto: SHBA ridestinojnë 9 mjete të blinduara për Kosovën e Shqipërinë

SHBA ridestinojnë 9 mjete të blinduara për Kosovën e Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara do t’i pajisin Kosovën dhe Shqipërinë me nëntë transportues të blinduar të personelit si pjesë të kontributit të tyre në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e dorëzuar drej Kongresit.

Sipas njoftimeve të Departamentit të Shtetit, këto nëntë transportues, që fillimisht ishin planifikuar për Nepalit, do të ridestinohen dhe Kosova e Shqipëria do të jenë përfitueset e para të pajisjeve.

Njoftimi përfshin gjithashtu ndarje fondesh nga Uashingtoni; dokumentet e paraqitura në Kongres përmendin rreth 200 milionë dollarë për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe shpenzime operative të ISF-së në Gaza.

Dokumentet nuk japin detaje të plota për kohën e dorëzimit ose fazat e misionit, por konfirmojnë se Kosova dhe Shqipëria janë të përfshira mes destinacioneve për pajisjet e ridestinuara.