Foto: Meriton Korenica pritet të largohet nga Cluji për shkak të krizës financiare

Meriton Korenica pritet të largohet nga Cluji për shkak të krizës financiare

Raportohet se Meriton Korenica pritet të largohet nga Cluji në fillim të javës së ardhshme, pasi klubi po kryen lëvizje për të ndryshuar përbërjen e skuadrës.

Të premten u raportua se klubi pritet të ndahet me disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, mes tyre edhe reprezentuesi i Kosovës, Meriton Korenica.

Korenica pritet t’i japë fund aventurës së tij te Cluji pas dy vitesh të kaluara te klubi rumun.

Raportohet se problemet financiare të klubit konsiderohen shkaku kryesor i vendimit për të shitur disa lojtarë, në përpjekje për të rregulluar bilancet e klubit.

Destinacioni i Korenicës ende nuk është bërë publik.