Shqetësuese në Podujevë: zhduket 12-vjeçarja, babait i dërgohet mesazhi “Jam në Ferizaj”
Një 12-vjeçare nga Podujeva po kërkohet nga Policia pasi u largua nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit të 21 gushtit dhe familja nuk di se ku ndodhet. E vetmja gjurmë që familja mori pas largimit ishte një mesazh në WhatsApp që vajza ia dërgoi babait, në të cilin shkruante: “Bab, nuk kthehem në shtëpi për disa ditë, jam në Ferizaj te Anisa.”
Babai ka marrë mesazhin rreth orës 05:20 të mëngjesit, ndërsa Policia po vazhdon kërkimet për të gjetur vajzën. Rasti konsiderohet shqetësues për shkak të moshës së mitur, dhe hetimet për rrethanat e largimit vazhdojnë.
Identiteti i vajzës nuk publikohet për shkak të moshës së saj. Aktualisht familja dhe autoritetet nuk kanë informacion të mëtejshëm për vendndodhjen dhe vazhdojnë kontaktet dhe kontrollin për të sqaruar situatën.