Foto: Ish-kampioni botëror i boksit vritet para shtëpisë së tij

Ish-kampioni botëror i boksit vritet para shtëpisë së tij

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në boks, Zolani Tete, 38 vjeç, u vra në pritë para shtëpisë së tij në Mdantsane, në Republikën e Afrikës së Jugut.

Sulmi ndodhi në mes të ditës, teksa Tete ndodhej jashtë shtëpisë në shoqërinë e një gruaje; sipas raportimeve, dy persona të maskuar që lëviznin me motoçikleta qëlluan ndaj tij.

Ai arriti të hynte në oborr, por u qëllua me breshëri plumbash; mjekët nuk arritën ta shpëtonin dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje.

Gruaja që ishte me të mbeti e plagosur rëndë dhe po merr trajtim mjekësor. Ministri i Sportit, Gayton McKenzie, shprehu ngushëllimet për familjen dhe bëri thirrje për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e autorëve.