Foto: Mijëra qytetarë protestojnë në disa komuna kundër Speciales

Mijëra qytetarë protestojnë në disa komuna kundër Speciales

Mijëra qytetarë protestuan sot në disa komuna të Kosovës kundër Speciales, duke kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Protestat u shoqëruan me mesazhin: “Historia nuk rishkruhet në gjykata”.

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar fotografi nga protestat e mbajtura në Vushtrri, Gjilan dhe Suharekë. Në pamje shihen shumë protestues që mbajnë pankarta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat në këto qytete u zhvilluan me mesazhe kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër proceseve në Speciale.