Presidenti i Iranit: Jemi në një luftë në shkallë të plotë
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi ndodhet në një “luftë në shkallë të plotë”, duke pranuar vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet qeveria iraniane. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja po përgatitet të shtojë sanksionet ndaj Iranit.
“Na vjen keq që ekzistojnë këto probleme, pasi ndodhemi në një luftë në shkallë të plotë ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë”, citohet të ketë thënë Pezeshkiani. Deklarata u raportua të dielën nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Presidenti iranian tha se qeveria po përpiqet të trajtojë inflacionin, problemet shoqërore, jetesën e qytetarëve, vendet e punës dhe të ardhmen e tyre. Irani përballet me pasoja ekonomike pas viteve të sanksioneve, ndërsa tani pritet edhe një valë e re masash nga Uashingtoni.