Foto: Gruda paralajmëron protesta masive për zhbllokimin e Kuvendit

Gruda paralajmëron protesta masive për zhbllokimin e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka paralajmëruar protesta masive dhe ka kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Gruda ka folur sot para Qeverisë së Kosovës, ku po vazhdon aksioni për zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Ai ka thënë se, së bashku me kolegë të PDK-së, të Aleancës dhe një grup studentësh që u janë bashkuar, po kundërshtojnë atë që e konsideron shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

Sipas Grudës, kjo situatë po vazhdon prej gati një muaji dhe ka krijuar krizë në Kosovë. Ai ka kërkuar që seanca konstituive të thirret dhe Kuvendi të zhbllokohet.