Foto: Dënimi 18-vjeçar u anulua, Endrit Nika sërish para gjykatës

Dënimi 18-vjeçar u anulua, Endrit Nika sërish para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Gjatë seancës u dëgjua dëshmitari Mirlind Zeqiri. Ai tha se dhoma ku ishte vendosur çifti ishte rrethuar me shirita të policisë pas rënies së viktimës nga dritarja.

Nika ishte dënuar me 18 vjet burgim nga shkalla e parë. Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte anuluar atë vendim dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

Seanca e rigjykimit pritet të vazhdojë gjatë ditës së sotme. Nika akuzohet për vrasjen e Urdangaray, ndërsa çështja po shqyrtohet sërish nga gjykata.