Foto: Në Prishtinë, policia zbulon marihuanë gjatë ndërhyrjes për dhunë në familje

Në Prishtinë, policia zbulon marihuanë gjatë ndërhyrjes për dhunë në familje

Një ndërhyrje e Policisë për një rast të raportuar të dhunës në familje në Prishtinë ka marrë tjetër rrjedhë, pasi zyrtarët gjetën marihuanë në banesën ku kishin shkuar për ta trajtuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, më 9 nëntor, rreth orës 04:00, në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Sipas të dhënave të rastit, 22-vjeçarja ka pranuar para zyrtarëve policorë se droga është e saj.