Taksisti i SCAN Taxi tenton të ikë në Prishtinë, gjendet drogë në Audi
Një shofer i kompanisë SCAN Taxi ka përfunduar në prangat e Policisë në Prishtinë, pasi fillimisht iu shmang një pike kontrolli dhe më pas tentoi të largohej me vrap.
Sipas të dhënave të rastit, zyrtarët policorë kërkuan ta kontrollonin veturën e tij private, një Audi. Në automjet u zbulua mbi gjysmë kilogrami substancë e dyshuar narkotike.
Rasti përfshin edhe tentativën e shoferit për t’u larguar në këmbë pasi iu kërkua kontrollimi i veturës. Ai përfundoi në prangat e Policisë në Prishtinë.