Foto: Teuta Haxhiu kritikon dërgimin e vagonëve për riparim në Serbi

Teuta Haxhiu kritikon dërgimin e vagonëve për riparim në Serbi

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar në Kuvend dërgimin e disa vagonëve për riparim në Serbi, duke e lidhur këtë veprim me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë.

Gjatë fjalimit të saj, Haxhiu tha se nuk e kishte besuar që, vetëm disa muaj pas vrasjes së Bunjakut, vagonët do të dërgoheshin në Serbi për t’u rregulluar. Ajo e cilësoi këtë si të papranueshme në raport me dhimbjen e familjes dhe qytetarëve pas vrasjes së rreshterit në detyrë.

“As vetë s’e kam besu, që disa muaj pas vrasjes së rreshterit Bunjaku, shkon në Serbi e ndreq vagon”, tha Haxhiu. Ajo shtoi se deputetja Artane Rizvanolli duhej të shkarkohej nga kryeministri Albin Kurti, duke kërkuar që ai t’i thoshte të largohej nga detyra.