Apeli vërteton dënimin në Mitrovicë: 1 vit burg dhe 300 € gjobë
Sipas njoftimit paraprak, Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Mustafa Morava, avokatit Festim Shala, dhe ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke lënë në fuqi dënimin me 1 vit burgim dhe gjobën prej 300 eurosh.
Me aktgjykim të datës 4 mars 2025, Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte shpallur fajtor Moravën dhe i kishte shqiptuar të njëjtin dënim. Si masë plotësuese, atij i është konfiskuar substanca narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 18.95 gramë.
Kundër këtij aktgjykimi, avokati Festim Shala kishte paraqitur ankesë brenda afatit, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim të gabuar e jo të plotë të gjendjes faktike. Në vendimin e Apelit thuhet se ai është përpiluar më 10 prill 2026.