Time Kadrijaj i drejtohet Kurtit: Të paraqitet në seancën konstituive
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të mos e bllokojë vendin dhe të paraqitet në seancën konstituive.
Kadrijaj i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, ku foli për krizën politike aktuale në Kosovë.
“Nuk je mbi shtetin, zotëri Kurti, nuk je mbi Kushtetutën, zotëri Kurti. Për këtë do të përgjigjesh një ditë dhe fundi do të jetë i tmerrshëm”, u shpreh ajo. Deputetja tha gjithashtu se Kosova është ndërtuar mbi mund, sakrificë dhe gjak, duke shtuar se nuk do ta lejojnë partinë në pushtet “ta shkatërrojë vendin”.