Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm rreth Urës së Ibrit
Gjenerali amerikan George Wikoff ka deklaruar se KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit, edhe gjatë procesit të tranzicionit të pozicionit të përhershëm në këtë pikë.
Wikoff është shprehur se tranzicioni gradual është pjesë e një procesi më të gjerë të optimizimit të KFOR-it dhe pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë në terren.
“Personeli i KFOR-it do të mbetet i pranishëm në zonat përreth”, ka thënë Wikoff. Ai ka shtuar se vendimet për praninë e KFOR-it në Urën e Mitrovicës bazohen në vlerësimin e situatës së sigurisë.