Foto: Punimet e studiuesve kosovarë në Scopus regjistrohen si të Serbisë

Punimet e studiuesve kosovarë në Scopus regjistrohen si të Serbisë

Punimet shkencore të hulumtuesve kosovarë po regjistrohen në disa raste si të Serbisë në platformën ndërkombëtare “Scopus”, duke bërë që publikimet e tyre të paraqiten si kontribut i këtij shteti.

“Scopus” indekson publikimet akademike dhe përdoret për vlerësimin e autorëve, revistave dhe ndikimit të kërkimeve shkencore. Në këtë platformë, të dhënat e punimeve lidhen edhe me institucionet akademike ku janë të angazhuar studiuesit.

Situata lidhet me mënyrën se si “Scopus” i regjistron të dhënat institucionale. Krahas emrit të Universitetit të Prishtinës, në disa raste shfaqet edhe Serbia si shtet me të cilin lidhet institucioni, prandaj publikimet paraqiten si kontribut i saj.