Foto: Parulla për Kosovën i kushton Crvena Zvezdës 99,500 euro

Parulla për Kosovën i kushton Crvena Zvezdës 99,500 euro

Crvena Zvezda është dënuar me një gjobë totale prej 99,500 eurosh nga UEFA, pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët e saj gjatë ndeshjes ndaj Viktoria Plzeňit.

Sipas vendimit të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, një pjesë e konsiderueshme e dënimit lidhet me mesazhet e shfaqura në stadium, përfshirë parullën “Kosova është Serbi”.

UEFA e ka lidhur masën disiplinore edhe me sjelljen e tifozëve të klubit gjatë ndeshjes. Vendimi ndaj Crvena Zvezdës e çon në 99,500 euro shumën e përgjithshme të gjobës për incidentet e evidentuara në tribuna.