Kremlini konfirmon vizitën e shefit të CIA-s në Moskë, por jo takimin me Putinin
Kremlini ka konfirmuar vizitën e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë, duke sqaruar se ai nuk është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas deklaratës së zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Ratcliffe shkoi në kryeqytetin rus për kontakte mes shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe ruse.
Peskov e bëri deklaratën për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, por nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me vizitën e shefit të CIA-s.
Ende nuk është bërë e ditur se me kë është takuar Ratcliffe dhe çfarë është diskutuar gjatë qëndrimit të tij në Moskë. Kjo ka lënë hapësirë për pikëpyetje rreth qëllimit të vizitës, e cila ishte e paparalajmëruar.