Foto: Kurti optimist para takimit me Abdixhikun për presidentin e ri

Kurti optimist para takimit me Abdixhikun për presidentin e ri

Albin Kurti ka shprehur optimizëm para takimit të sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke thënë se procesi mund të përfundojë me rezultat pozitiv.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur së bashku një emër për Presidentin e ri të Kosovës.

Kurti ka thënë se synimi i bisedimeve është që vendit t’ia sjellin emrin e Presidentit të ri dhe të shmangin zgjedhjet e reja. Ai ka shprehur besim se palët mund të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje.