Foto: Protestat kundër aktgjykimit të Speciales vazhdojnë në Prishtinë

Protestat kundër aktgjykimit të Speciales vazhdojnë në Prishtinë

Protestat kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë vazhdojnë, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish sonte në Prishtinë. Tubimet lidhen me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarë nga disa komuna të Kosovës kanë protestuar dje kundër aktgjykimit. Protestat janë organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në qytetet ku kjo organizatë ka degë dhe struktura.

Në Prishtinë, protesta po vazhdon për të njëmbëdhjetën natë. Në tubimet e mëparshme kanë marrë pjesë veteranë, familjarë dhe qytetarë, ndërsa protestat janë zhvilluar nën moton “Jo në emrin tim”.