Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam për emra të përveçëm
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se palët do t’i vazhdojnë bisedimet.
Sipas Kurtit, gjatë takimit është rritur mirëbesimi mes palëve, ndërsa për herë të parë është diskutuar konkretisht edhe për emra të përveçëm. “Do të vazhdojmë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi. Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm”, deklaroi ai.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka zgjatur më shumë se dy orë. Diskutimet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik.