Bisedimet për presidentin kalojnë te emrat konkretë, paralajmërohet takim i ri
Diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës kanë kaluar në fazën e emrave konkretë, pas takimit të Lumir Abdixhikut me Albin Kurtin. Kryetari i LDK-së tha se procesi ka shënuar një hap përpara.
Abdixhiku deklaroi se të gjithë emrat e prezantuar deri më tani janë në vijë me parimet për të cilat palët janë dakorduar, ndonëse, sipas tij, disa janë më shumë e disa më pak në përputhje me këto parime.
Emrat nuk janë bërë publikë. Abdixhiku tha se, për shkak të ndjeshmërisë së procesit, palët nuk mund të flasin ende për emra të veçantë.
Kryetari i LDK-së paralajmëroi edhe një takim të ri me Kurtin, me synimin për ta përfunduar procesin dhe për ta zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Ai tha se palët synojnë t’i japin stabilitet vendit.