Foto: Edon Zhegrova i dërgon mesazh Spallettit me golin ndaj Austrisë

Edon Zhegrova i dërgon mesazh Spallettit me golin ndaj Austrisë

Forma e Edon Zhegrovës me Kosovën ka marrë vëmendjen e gazetës italiane “Calciomercato”, pas golit të tij në humbjen 3-1 ndaj Austrisë.

Sulmuesi i Juventusit u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe realizoi golin e vetëm të Kosovës nga pika e bardhë. Paraqitja e tij në këtë takim është bërë pjesë e vëmendjes së mediumit italian.

“Calciomercato” e ka përshkruar formën e Zhegrovës si një mesazh për Spallettin, duke e lidhur paraqitjen e tij me momentin që po kalon sulmuesi i Kosovës.