Ursula von der Leyen të enjten viziton Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën të enjten, më 1 tetor, gjatë turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës së publikuar në faqen e Komisionit Evropian, von der Leyen do ta nisë turneun të mërkurën, më 30 shtator, në Tiranë. Atje ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo do të takohet ndaras me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po atë ditë, presidentja e Komisionit Evropian do të qëndrojë edhe në Podgoricë, ndërsa më 2 tetor vizita e saj parashihet të vazhdojë në Shkup.