Pas lirimit të gjyqtarëve serbë, OSBE kërkon plotësimin e shpejtë të pozitave
Pas vendimit për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, OSBE-ja i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) që të veprojë shpejt për plotësimin e pozitave të lira.
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, njoftoi se KGJK-ja i ka liruar nga detyra këta gjyqtarë. Vendimi lidhet me dorëheqjet e paraqitura prej tyre në vitin 2022.
Misioni i OSBE-së në Kosovë tha se e merr në dijeni vendimin e KGJK-së lidhur me kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor serb për të tërhequr dorëheqjet e tyre.
OSBE-ja kërkoi që pozitat e lira të plotësohen në mënyrë të shpejtë, përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim.