Foto ilustruese: Shofer kapet duke lëvizur 178 km/h në Shtime: gjobë 500€ dhe ndalim 6 muaj

Shofer kapet duke lëvizur 178 km/h në Shtime: gjobë 500€ dhe ndalim 6 muaj

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti u regjistrua më 6 gusht 2026, rreth orës 09:42, në rrugën transitore Davidovc-Belincë në Komunën e Shtimes. Në atë zonë kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h.

Shoferi, me inicialet A.M., 49 vjeç, po udhëtonte me një BMW M5 me targa të huaja kur, sipas policisë, shpejtësia e regjistruar arriti 178 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Kosovës. Policia bëri të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.