Ndryshojnë rregullat e “Prishtina Parking” në Prishtinë
Rregullat për “Prishtina Parking” në Prishtinë pritet të ndryshojnë, pasi Kuvendi i Komunës ka hartuar plotësime në rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve. Ndryshimet prekin mënyrën e bllokimit dhe zhvendosjes së automjeteve, pagesën e parkingut dhe masat ndaj shkelësve.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me bllokimin e veturave. Sipas ndryshimeve të parapara, automjetet nuk do të bllokohen nga stafi i “Prishtina Parking” në mënyrë autonome, por vetëm me urdhër të Inspeksionit.
Rregullorja e ndryshuar parasheh gjithashtu gjoba deri në 100 euro për shkelësit, si dhe përcakton përgjegjësitë e ndërmarrjes “Prishtina Parking”. Ndryshimet synojnë që rregullorja të harmonizohet me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, P.A.nr.02/2025, dhe me legjislacionin në fuqi.