Kosova siguron medaljen e dytë në Taranto, bronz për Fatjona Kasapin
Kosova ka siguruar medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Këtë rezultat e arriti Fatjona Kasapi, e cila fitoi medaljen e bronztë në garat e xhudos.
Kasapi triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi në duelin për medaljen e tretë mposhti italianen Gaia Stella.
Me këtë sukses, Kosova e çon në dy numrin e medaljeve të fituara në “Taranto 2026”, ndërsa paraqitja e Kasapit i ka sjellë vendit një tjetër rezultat në podium.