Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë për Kosovën në Taranto 2026
Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar vendin e tretë pas fitores ndaj turkut Bilal Ciloglu.
Xhudisti kosovar e mbylli luftën vendimtare me Ippon, duke i sjellë Kosovës një tjetër medalje në këtë garë ndërkombëtare.
Gjakova e nisi rrugëtimin me fitore ndaj qipriotit Kyprianos Andreou, të cilin e mposhti me Yuko.
Në çerekfinale, ai pësoi humbje me dy Yuko nga francezi Maxime Gobert. Megjithatë, në repasazh u rikthye fuqishëm, duke e mposhtur fillimisht me Ippon portugezin Alexandre Bucur.
Në duelin e dytë të repasazhit, Gjakova triumfoi ndaj kroatit Robert Klacar pas tri dënimeve që çuan në Ippon, përpara se të fitonte medaljen e bronztë.